Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi, ndeshje me Lirinë e Prizrenit

Dy muaj më parë, pas festës për titullin kampion, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ftonte Blendi Shkëmbin të ulej në krye të skuadrës së tij.

“Përshëndes Bledi Shkëmbin, një prej lojtarëve më të jashtëzakonshëm të futbollit shqiptar. I uroj suksese në karrierën si trajner dhe pse jo në të ardhmen ta kem trajner të skuadrës sime. Më bëhet qejfi që edhe ai ndodhet këtu në festën e Kukësit. Aktualisht, kemi Gjokën, por i them Shkëmbit të shohë edhe nga Kukësi.”

Që nga ajo ditë, Kukësi ka ndryshuar trajner dhe Shkëmbi është një trajner, vetëm se në një tjetër stol, atë të Lirisë së Prizrenit. Megjithatë marrdhëniet përtej deklaratave të bëra dhe me sens humori janë të shkëlqyera, aq sa Kukësi këtë herë e ka afruar Shkëmbin të jetë pranë verilindorëve, vetëm se si kundërshtar. Liria e Bledi Shkëmbit këtë të hënë në Pezë Helmes do të sfidojë kampionët e Shqipërisë së Kukësit në një miqësore, që do t’i shërbejë si Shkëmbit gjithashtu dhe trajnerit të ri Milinkovic. Deri tani Shkëmbi ka bërë shumë mirë në miqësoret e luajtura dhe një tjetër rezultat pozitiv përballë Kukësit do të konfirmonte se Safet Gjici në atë periudhë kur i bëri ftesë Shkëmbit, e kishte nuhatjen se korcari mund të kishte një të ardhme të mirë si trajner dhe pse për momentin Gjici dhe Shkëmbi do ta shohin veten miqësisht si kundërshtar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...