Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Partizani, prezantohet Edgar Cani

Edgar Cani rikthehet në atdhe, pas një karriere të gjatë në Itali, me itenerare në Poloni e Angli, java e Edgar Canit, sulmuesit të Kombëtares, nisi me prezantimin te Partizani. Më në fund i kuq, me shallin e skuadrës në qafë në sallën e konferencave, si për të demonstruar lidhjen me ngjyrën që deh tifozët e 15 herë kampionëve, kontratë 2- vjecare dhe fanella me numrin 9, atë të qendersulmuesit të pastër, është padyshim ai godija e madhe e kësaj vere. Për Partizanin është një ëndërr e vjetër që bëhet realitet, me 28-vjecarin që shpjegon se këmbëngulja dhe projekti i Partizanit bënë që kjo të ishte hera e duhur.

“Po është e vërtet Partizani më ka kërkuar edhe më parë, por këtë herë këmbënguli më shumë për mua dhe e pranova ofertën e klubit kryeqytetas, duke parë edhe projektin që ka.”

I rritur jashtë vendit, Cani prek për herë të parë Kategorinë Superiore, ashtu si Partizani, kërkon titullin kampion.

“Klubi ka pretendime serioze, kërkon titullin pas shumë vjetësh dhe unë vendosa të vij për ta ndihmuar këtë ekip.”

Titulli por edhe kombëtarja, Partizani për të është ambienti i duhur për të rigjetur fanellën kuqezi, edhe pse pranon se për momentin nuk ka patur kontakte me trajnerin e ri Panucci. Pak por e sigurt, Luciano Moggi ka luajtur një rol thelbësor në transferimin e tij te Partizani.

“Më ka pëlqyer projekti, që ma ka shpjeguar edhe Moggi, me të cilin ka komunikuar disa herë.” 

Me Mark Julianon ndërkohë bashkëbisedimi ka qenë në planin teknik.

“Trajnerin Iuliano e njoh, sepse ka drejtuar disa skuadra në Itali. Konkurrenca? Natyrisht, më pëlqen dhe jam gati të jap më të mirën.”

Vlerësim për kampionatin shqiptar, Cani e di se asgjë nuk mund të merret e garantuar.

“Nuk e njoh mirë futbollin shqiptar, sepse kam jetuar në Itali, por kam parë disa ndeshje dhe kam krijuar një imazh. Eshtë një kampionat u fortë dhe duhet të japim maksimumin.”

Këpuca e artë padyshim që e josh, megjithatë nuk i vë vetes objektiva personalë, i pari vjen suksesi i Partizanit.

“Nuk kam objektiva personale përsa i përket numrit të golave, por dua të ndihmoj klubin të arrijë atë që do.” 

Konkurenca nuk e tremb, në botën e profesionistëve luan ai që e meriton.

“Më pëlqen konkurenca,nuk i frikësohem.  Do të ishte bukur të shpallem kampion me Partizanin.” 

Tifozët mund të rrinë të qetë, ekipi që ka simpatizuar që i vogël në Shqipëri është pikërisht Partizani, mesazhi i fundit është për ta.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....