Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Preiti, Drejtori i ri Sportiv i Partizanit

Cdo ditë që kalon plotëson një pjesës të mozaikut Partizani 2017-2018 që është drejt konfigurimit të plotë. Pas prezantimit të AEdgar Canit, blerjes së bujshme të verës, klubi i kuq ka plotësuar dhe vendin vakant të drejtorit sportiv, një rol me rëndësi të madhe ky në projektin që ka nisur të marrë jetë. Partizani bëri të ditur se për rolin e drejtorit sportiv ka arritur marrëveshjen me Antonello Preiti-n. Me një eksperiencë mbi 20 vjecare në futboll, të nisur si skaut, zbulues talentesh për llogari të klubeve të serisë a si Atalanta e Udineze, dhe për të ngjitur një e nga një shkallët deri në rolin e drejtorit sportiv në klube si Arezzo, Udineze, Cisco apo Parma, së fundmi Preiti ka qenë drejtor sportiv i Katanzaros, madje tejet interesant është fakti se kontratën me Katanzaron që vijonte edhe ëpr dy vjet të tjera e ka zgjidhur vetëm të premten e kaluar, duke preferuar të nisë një mision të ri në Shqipëri me Partizanin. Në Itali me një karrierë shumë të gjatë dhe i njohur gejrësisht si zbulues talentesh dhe drejtor teknik, me një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, drejtori i ri sportvi i Partizanit vlerësohet si një njeri me njohje dhe aftësi të vecanta në fushën e futbollit. Të gjitha cilësi që tani e tutje vihen në shërbim të klubit të kuq që synon rikthimin te titulli kampion, duke hapur një cikël të ri në historinë e klubit legjendar. Partizani bëri të ditur se Preiti do ti bashkohet skuadrës në datën 10 gusht, në Itali për të nisur zyrtarisht bashkëpunimin me Partizanin ndërkohë që prezantimi i tij para mediave shqiptare do të bëhet në ditët e para të shtatorit, para fillimit të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Mark Iuliano ndërkohë ka zyrtarizuar dhe miqësoren e parë në tokën italiane, me të kuqtë që do të ndeshen në 19 guisht në stadiumin Liberati, një impiant me kap[acitet prej 22 mijë vendesh me Ternanën, skuadër e Serisë B, që vitin e kaluiar është drejtuar pikërisht nga trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...