Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shtyhet edhe 1 javë debutimi i Neymar me PSG

Mund të shtyhet me një tjetër javë debutimi i shumëpritur i Neymar me PSG. Mediat franceze dhe ato spanjolle bëjnë të ditur se transferi ndërkombëtar nuk ka shkuar në zyrat e PSG, kështu që reduktohen shanset për ta parë brazilianin në fushë këtë të Diel kundër Guiganp, takim që do të transmetohet në Supersport që ka ekskluzivitetin e Ligue 1, kampionat ku sapo ka zbarkuar ylli i futbollit botëror. Sic bën të ditur L’Equipe ka kohë deri mesnatën e së shtunës që PSG ti dërgojë Ligës Franceze të Futbollit dokumentin që do ti’ dorëzohet nga Federata Spanjolle, por te Barcelona ende nuk kanë lëvizur për të lëshuar transferin, duke krijuar përshtypjen se te Barca kanë dëshirë ta zvarrisin cështjen edhe për disa ditë.

Teorikisht, sipas rregullores klubi katalanas ka kohë deri në 18 gusht për t’i dorëzuar federatës spanjolle transferin, periudhë pas së cilës PSG mund t’i drejtohet Fifa-s. Ndërkohë Neymar vijon rregullisht të stërvitet me skuadrën e tij të re pasi shijoi dy ditë pushim që ju dhanë nga trajneri Unai Emery, kohë që e shfrytëzoi për t’u relaksuar në Saint Tropez. Debutimi i sulmuesit sic po shkojnë gjërat mund të ndodhë në 20 gusht në Psg-Toulose, në javën e 3-të të Ligue 1.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...