Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Halili: Nuk ka çështje Koliçi te Kukësi

Ditët e fundit kanë qenë të nxehta në klubin e Kukësit, që nga emërimi i trajnerit, afrimet e lojtarëve të rinj dhe kontratat e mbetura pezull me futbollistët e sezonit të kaluar. Këto cështje kanë sjellë dhe reagimin e menaxherit të përgjithshëm të kampionëve të Shqipërisë, Naim Halili që në një intervistë për Sport Neës sqaron fillimisht temën e merkatos:

“Aliyes është zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Sulmuesi nga Azerbajxhani do të bashkohet me skuadrën në datën 11 gusht. Pas Aliyevit presim edhe dy tre lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Do të ketë përforcime në të gjitha repartet do të vijë një qëndërmbrojtës, dhe 2 mesfushorë”.

Një Kukës që kërkon të jetë dhe më I fortë se sezonin e kaluar dhe për këtë duhet të sigurojë fillimisht portën, ku cështja Kolici ka qenë ndër më të përfolurat gjatë kësaj vere

” Nuk ka një cështje Kolici. Në datën 15 Gusht portierin do ta shihni sërish të mbajë veshur fanellën e Kukësit”.

Reagimi i Naim Halilit është përforcuar dhe nga një komunikatë e nxjerrë nga klubi verilindor në faqen në Facebook, ku konfirmohet gjithashtu se nuk ka një cështje Kolici dhe Gardiani” i portës kuksiane pritet t’i bashkohet shpejt grupit,  pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...