Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gremio kalon në çerekfinalen e Libertadores

Cdo ndeshje mes Brazilit dhe Argjentinës, qoftë dhe në nivel klubesh është gjithmonë e pasur me emocione dhe e tillë rezultoi dhe ndeshja e 1/8 të Kupës Libertadores mes Gremio dhe Godoy Cruz me skuadrën braziliane që fitoi dhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1 duke përmbysur për më tepër rezultatin e duke kaluar në cerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Godoy Cruz e nisi gjithcka sipas planit duke shënuar pas vetëm 14 minutash me Javier Correan që shënoi një gol fantastik me një goditje nga larg.

Gremio megjithatë arriti të barazojë rezultatin para pushimit teksa në minutën e 29-të Pedro Rocha arriti të shfrytëzojë mjaft mirë një aksion të të tijve pas një gabimi të portierit kundërshtar Leonardo Burian.

Rocha pati mundësinë të shënonte dhe golin e dytë por goditi vetëm shtyllën, ndërsa në pjesën e dytë u tregua më i saktë duke shënuar dhe golin e 2-1 pas një pasimi të Lucas Barriosit.

Me këtë fitore Gremio kalon në cerekfinale ku mund të ketë tashmë një derbi brazilian me Botafogon.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...