Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luftëtari prezanton trajnerin Daniel Fernandez

Luftëtari prezanton zyrtarisht trajnerin e ri. Hebert Daniel Fernandez de Onofrio i njohur si Daniel Fernandez së bashku me ndihmësin e tij, u prezantuan si timionierët e rinj të Luftëtarit nga presidenti Grigor Tavo. Uruguaiani 44-vjecar ka  marrë mbi shpatulla një përgjegjësi jo të vogël sepse duhet të vazhdojë punën e lënë përgjysmë nga serbi Mladen Milinkovic, i cili në sezonin e kaluar arriti ta poziciononte skuadrën gjirokastrite në vendin e 4-t. Në fjalën e tij Daniel Fernandez nuk e fshehu kënaqësinë që është bërë pjesë e Luftëtarit duke premtuar se do të japë më të mirën nga vetja që bluzinjtë të zhvillojnë një tjetër sezon pozitiv.

“Pikësëpari dua të falenderoj presidentin që besoi tek puna jonë, njerëzit e vendit tuaj që na kanë hapur dyert dhe pavarsisht se kemi shumë pak kohë që ndodhemi në Shqipëri na kanë trajtuar shumë mirë. Dua të falenderoj gjithashtu menaxherin tim që më krijoi mundësinë për tu bërë pjesë e Luftëtarit. Unë dhe stafi im kemi ardhur këtu për të punuar fort. E dimë që vitin kaluar në klub është bërë një punë e shkëlqyer nga trajneri paraardhës. Nuk do të jetë e lehtë të përsëritim të njëjtat rezultate por kemi ardhur këtu nga shumë larg për të bërë maksimumin dhe pse jo për të ngritur akoma më shumë nivelin e Luftëtarit si skuadër. Dua ta falenderoj edhe njëherë presidentin Tavo dhe ta siguroj se unë dhe stafi im jemi këtu për të dhënë më të mirën tonë”.

Më pas topi kaloi te presidenti Grigor Tavo, i cili  theksoi se me të në drejtim Lufëtari do të vazhdojë të jetë në nivele të larta. Numri 1 i bluzinjëve falenderoi edhe ish trajnerin Mladen Milinkovic për punën e mirë që bëri sezonin e kaluar.

“Luftëtari para 2 vjetësh, ka qenë në vendin e parafundit dhe rrezikonte rënien në Kategorinë e Dytë. Në momentin që unë u bëra president i skuadrës, Luftëtari jo vetëm që qëndroi në Kategorinë e Parë por u ngjit edhe në Superiore dhe fati i mirë ishte që në rikthimin tonë në elitë kishim në drejtim trajnerë jo të njohur por njerëz të mirë që e bënë shumë mirë punën e tyre. Nuk kam asnjë ankesë për punën e trajnerit Milinkovic dhe stafit të tij, por një sërë arsyesh të cilat do të bëhen publike më vonë dhe do të kuptohet se edhe përse janë larguar”

Tavo zbuloi edhe një prapaskenë shumë interesante, në lidhje me trajnerin e ri, ndërsa i siguroi të gjithë tifozët se Lufëtari i këtij sezoni do të jetë një ekip akoma më i fortë se ai  i vitit të kaluar.

” Trajnerët që janë sot këtu duhet të ishin bërë pjesë e Luftëtarit që sezonin e kaluar, bëhet fjalë për njërëz të shkëlqyer që dinë të përkushtuar ndaj punës së tyre. Nga trajnerët e rinj kam marrë garancinë se Luftëtari i këtij sezoni do të jetë një skuadër që do të bëjë paraqitje akoma më pozitive se ekipi i vitit të kaluar. Kemi një ekip kompakt një ekip të mirë pasi baza e futbollistëve është ruajtur. Prurjet që do të vinë do të jenë shumë cilësore”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...