Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Start fantastik për Shkëndijën e Tetovës

Ky fillim sezoni mund të konsiderohet me të vertetë fantastik për Shkëndijën e Tetovës. Pasi kaloi tre ture në Europë dhe tashmë bëhet gati të sfidojë gjigandët italianë të Milanit në një përballje historike në play-offin e Europa League, skuadra tetovare i bëri një nisje të shkëlqyer edhe kampionatit  në Maqedoni pasi mposhti në supersfidën e javës së parë me rezultatin 2-0 rivalët e përjetshëm të Vardarit të Shkupit me të cilët kuqezinjtë tetovarë do të rivalizojnë për titullin edhe në këtë sezon. Në Tetovë, Shkëndija ishte thjeshtë e papërmbajtshme duke dominuar nga fillimi në fund dhe duke mos i dhënë asnjë shans Vardarit për të bërë dicka.Loja u ndal që në fillim për pak minuta për shkak të shiritave të hedhur në fushë nga tifozët e Shkëndijës, Ballistët në momentin e shpalosjes së një koreografie të mrekulleshme që kishin realizuar. Shkëndija e nisi vrullshëm sfidën, por në minutën e 6-të, portieri i miqëve Dacevski ndali tentativën e Stenio Junior ndërsa Ibraimi pak sekonda më vonë me një goditje standarte nga distanca nuk gjeti kuadratin.

Në të 8-tën kapiteni Ferhan Hasani pasi përfitoi nga pasiguria e një mbrojtësi kundërshtar edhe pse i vetëm përballë portierit nuk arriti të kalonte Dacevskin. Në të 17-tën portieri i Vardarit ishte sërish deciziv duke ndalur goditjen fluturimthi të Marjan Radeskit. Në të 23-tën Zahov bëri mrekullinë në rastin e parë të rrezikshëm të miqëve nga Shkupi. Në të 24-tën gjyqtari irritoi futbollistët e Shkëndijës por edhe tifozët kur ndëshkoi me karton të verdhë për simulim Besart Ibraimin, edhe pse pamjet e përsëritura tregonin se kishte një kontakt mes sulmuesit tetovar dhe një mbrojtësi kundërshtar dhe duhej akorduar 11 metërsh për skuadrën e Qatip Osmanit.

4 minuta më vonë Radeski nuk gjeti kuadratin nga një pozicion i prirët edhe pse ishte i vetëm përballë portierit. Pavarsisht dominimit total të kuqezinjëve, pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa e dyta nisi sërish me Shkëndijën në sulm. Në të 50-tën, Ibraimi nuk devijoi dot drejt rrjetës një asist perfekt të brazilianit Junior. Në të 55-tën Armend Alimi nuk gjeti dot portën nga një pozicion shumë i volitshëm ndërsa në të 57-tën Spirovski me devijimin vendimtar mbi vijën fatale i tha jo golit të mesfushorit. Por në të 61-tën askush nuk mund ti hiqte kënaqësinë e të festuarit Armend Alimit i cili shpiku një gol spektakolar për të ngritur peshë tifozët e shumtë që ishin në stadium.

Në të 66-tën, Shkëndija vulosi fitoren me golin e 2-0 që u realizua nga Stenio pas një pasimi fantastik që mori nga Hasani. Në minutat e mbetura Shkëndija adimistroi shumë mirë avantazhin dhe në fund festa ishte e gjitha për kuqezinjtë tetovarë që krijuan një diferencë prej 3 pikësh që në javën e parë ndaj rivalëve të Vardarit.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....