Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“El Clasico” i parë i sezonit, luhet për SuperKupën

Camp Nou do të presë “El Clasico”-n e parë të sezonit, teksa Barcelona dhe Reali i Madridit do të luajnë aktin e parë të Superkupës së Spanjës. Kishte plot pesë vjet që dy gjigantët e futbollit spanjoll nuk ndesheshin në këtë aktivitet, që nga viti 2012, kur klubi madrilen fitoi Superkupën, pas titullit të siguruar vetëm disa muaj më parë nga Reali i rekordeve i Mourinho-s. Edhe këtë herë këto dy ekipe paraqiten në këtë sfidë me të njëjtin status, pra “los blancos” si kampionë të Primera Division, ndërsa Barca si fituese e Kupës së Mbretit. Kurioziteti është i tepër i lartë për të parë dy skuadrat vetëm dy javë pas përballjes së Floridas, në Hard Rock Stadium, ku ekipi katalanas u duk shumë më lart. Primera Division fillon të premten e ardhshme, prandaj kuptohet skuadrat tashmë janë duke i dhënë dorën e fundit fazës përgatitore, gjithsesi El Clasico e zhvilluar në Miami sic dihet përbën edhe ndeshjen e fundit të sulmuesit të famshëm brazilian Neymar me fanellën e Barcës.

Me shumë gjasa Neymar do të zëvendësohet përpara nga sulmuesi i ri francez Ousmane Dembele, ndërsa në krahun tjetër Reali vazhdon po njësoj, me pilot automatik, duke fituar me po të njëjtë lojtarë. Nëse skuadra blaugrana triumfoi në Shtetet e Bashkuara, në një turne ekzibicioni si International Champions Cup, të martën e kaluar ekipi madrilen koleksionoi trofeun e parë sezonal, duke mposhtur 2-1 në Shkup Manchester United. Në fundin e atij takimi Zinedine Zidane futi në fushë në minutat e fundit gjithashtu edhe yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, që me të drejtë e nisi fazën përgatitore më vonë nga të gjithë. Sigurisht një gjë e tillë pritet të influencojë në rendimentin e Realit, duke patur parasysh gjithashtu edhe mungesën e mesfushorit kroat Luka Modric, që në ndeshjen e vajtjes do të shlyejë kartonin e kuq, të marrë në Superkupën e vitit 2014, në Vicente Calderon ndaj Atletikos së Madridit.

Përsa i përket Barcës, Deloufeu pritet t’i bashkohet dyshes Messi – Suarez në sulm, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga zgjedhjet e zakonshme Iniesta – Rakitic – Busquets. Në Miami Ernesto Valverede e zgjidhi shumë mirë ndeshjen dhe Barca shënoi dy gola që në 7′ e para, madje Zidane ishte me shumë shumë fat që ekipi i tij u mund minimalisht 3-2. Nëse Barcelona është skuadra kampione në fuqi e këtij kompeticioni, pas fitores së përgjithshme 5-0, 12 muaj më parë ndaj Seviljes, “los blancos” nuk e fitojnë Superkupën e Spanjës që nga viti 2012, kur ngritën trofeun në sajë të golave të shënuar në fushën kundërshtare, pasi dy përballjet me Barcën prodhuan rezultatin agregat 4-4. Ndonëse luhet në Camp Nou trajneri francez pritet të luajë me një formacion ultraofensiv, me treshen e pagëzuar BBC përpara, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë futbollistë të tillë si Isco – Casemiro dhe Kroos.

Zidane nuk njeh fitore në tre përballjet e fundit me skuadrën blaugrana, madje të fundit brenda në Bernabeu e humbi me shifrat 3-2, rezultat që u fiksua në mënyrë spektakolare nga ylli argjentinas pikërisht në 92′. Ndeshja e parë do të luhet në orën 22:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Ricardo de Burgos Bengoetxea, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në kryeqytet, të mërkurën e ardhshme akoma më vonë, pra në orën 23:00.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Futboll

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe...