Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Befasohet Hamburgu, eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Hamburgu ishte surpriza e madhe në Kupën e Gjermanisë duke u mundur 3-1 nga ekipi i kategorisë së 3-të Osnabruck që në fakt e luajti ndeshjen për 75 minuta me 10 vetë në fushë. 8 vjet më parë Osnabruck e kishte eliminuar në mënyrë të ngjashme Hamburgun, por skuadra e Mavrajt këtë herë u mendua se do të kishte një tjetër ecuri pasi dalja e Apiah me të kuq i dha dhe superioritet numerik ekipit të Bundesligës së parë. Megjithatë Hamburg në vend që të përfitonte u befasua me Savranin që shënoi golin e epërsisë pas një vendosje të gabuar në mbrojtje të miqve.

Në pjesën e dytë Hamburg jo vetëm që nuk reagoi por u ndëshkua dhe dy herë të tjera, nga Hieder dhe Arslan që vunë në kasafortë kualifikimin për ekipin e kategorisë së 3-të përpara se Hamburg të shkurtonte diferencën me amerikanin Wood në të 73-tën por pa ndryshuar megjithatë fatin e sfidës me Osnabruck që kaloi më tej e Hamburgun që u eliminua që në raundin e parë.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...