Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Thomas Lemar, mesfushori me tipare sulmuese i Monacos ishte një objektiv i Arsenalit në këtë merkato, por mesa duket Topcinjtë e Londrës janë tërhequr nga gara për të firmosur me yllin e skuadrës nga Principata. Synimi i drejtuesve të Arsenalit në ditët e mbetura të merkatos është të bëjnë të mundur largimet e disa prej lojtarëve aktualë në skuadër të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Arsene Wenger.

Mungesa e hapësirave te Manchester United, ka bërë që mediat angleze të aludojnë për një largim të Luke Shaw nga ekipi i Jose Mourinhos në këtë merkato. Por edhe pse për të marrë shërbimet e tij interesohet shumë klube, menaxheri i futbollistit Johnattan Barnett ka përjashtuar cdo mundësi që Shaw t’i japë lamtumirën Djajëve të Kuq në këtë merkato. Shaw do të jetë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Botë, ai ndihet mirë te United dhe adhuron klubin, kështu që nuk ka asnjë shans që ai të largohet nga Manchesteri deklaroi agjenti i lojtarit.

Evertoni vazhdon kërkimet për të firmosur me një sulmues me peshë. Talenti spanjoll Sandro Ramirez nuk mjafton dhe trajneri Ronald Koeman po shikon në shtëpinë e Arsenalit për të gjetur pasuesin e Romelu Lukakut. Në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud, Evertoni po mendon për një tjetër lojtar të Arsenalit, pikërisht Danny Welbeck. Për ta blerë nga Manchester United sulmuesin e kombëtares angleze, drejtuesit e klubit londinez shpenzuan 25 milionë Euro, dhe kërkojnë të arkëtojnë minimalisht të njëjtën shifër nga shitja e tij.

Deri përpara pak orësh dukej pothuajse i sigurtë kalimi i mbrojtësit kolumbian Davinson Sanchez për 38 milionë Euro te Tottenham Hotspur. Megjithatë gjërat janë komplikuar për klubin anglez së fundmi, pasi Ajaxi ka vendosur të mos e shesë 21-vjecarin amerikano-jugor. Ndërkohë Valencia ka refuzuar ofertën e parë të Tottenham-it, prej 22 milionë Eurosh për Joao Cancelon.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...