Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spalletti bind Perisic të qëndrojë te Interi

Ivan Perisic do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Manchester United dhe Jose Mourinhon. Kroati ishte objektivi i parë i Djajëve të Kuq për krahët e sulmit, por pavarsisht milionave që i ofroi United, 28-vjecari ka zgjedhur të qëndrojë te zikaltërit. Gjithcka për meritë të trajnerit Luciano Spalletti i cili ka arritur ta bindë Periscin të vazhdojë aventurën e tij me Interin, pasi zikaltërit kanë projekt ambicioz dhe kërkojnë të rikthehen sa më shpejt në majat e futbollit italian dhe atij europian.

Në përfundim të miqësores së fituar me shifrat 1-0 ndaj Real Betis, suksesi i 5-t radhazi për Interin, Spalletti i pyetur në lidhje me Perisic deklaroi: “Ivan është i vendosur për të qëndruar, kam biseduar me futbollistin dhe ai dëshiron të bëjë mirë te Interi duke treguar të gjithë profesionalitetin e tij”. Fjalë këto të njeriut që vendosi veton që Perisic të mos largohej dhe ja arriti qëllimit për ta mbajtur në skuadër sulmuesin kroat. United ishte gati ta conte në plot 55 milionë Euro ofertën për 28-vjecarin por tashmë as një shifër e tillë mund të mos mjaftojë edhe pse plotëson kërkesat e drejtuesve të Interit, kjo për vetë faktin se zikaltërit do ta kishin ta pamundur të zëvendësonin një lojtar si Perisic në ditët e fundit të merkatos pasi Manchester United kurrësesi nuk pranon që në marrëveshje të përfshihej huazimi me të drejtë blerjeje i francezit Anthony Martial.

Interi ndërkohë pritet t’i ofrojë një kontratë të re Perisic-it me një pagë të përafërt me atë të Mauro Icardit, duke zgjatur marrëveshjen aktuale nga 2020 në 2021-shin, me lojtarin që mund të përfitojë 5 milionë Euro në sezon plus bonuset.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...

Futboll

Dani Alves ndodhet në qeli prej 20 janarit. Futbollist me më shumë trofe në historinë e futbollit, u dënua për përdhunimin e një vajze...