Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hamilton: Kur të lë F1, largohem edhe nga Mercedes

Lewis Hamilton i premton besnikëri Mercedesit. Piloti anglez edhe pse është shumë i kërkuar në merkato do ta vazhdojë karrierën te skuadra gjermane. “Të lë Mercedesin? Do ta bëj këtë vetëm kur t’i jap lamtumirën Formula 1-shit”, deklaroi fillimisht Hamilton në një intervistë. 3-herë kampioni i Botës është shumë i lumtur dhe ka gjetur ambientin perfekt te Mercedesi. Kjo është një nga arsyet që Hamilton nuk e mendon aspak largimin nga skuadra gjermane.

Në muajt e fundit është përfolur shumë për një kalim të Hamilton te Ferrari duke patur parasysh faktin që 32-vjecari është në skadencë kontrate me shigetat e argjendta. Williams është një tjetër skuadër që e stiumulon jo pak britanikun por vetë Hamilton ka larguar zërat e merkatos. “Nëse do të vendosja të largohesha një ditë nga Mercedes do të më duhej ta filloja gjithcka nga zero dhe nuk e di nëse do tia vlente barra qeranë edhe pse Williams është një skuadër të cilën e admiroj dhe do më pëlqente që një ditë të isha pjesë e Williams dhe t’i riktheja ata në nivelet më të larta”- deklaroi, Lewis Hamilton.

Lajme të tjera

Bundesliga

Zinedine Zidane është një hap larg stolit të Bayern Munich. Nga Spanja lajmin e bën të ditur Mundo Deportivo, që e jep të kryer...

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...