Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Teuta këtë vit për titull”

Teuta që lufton për mbijetesë nuk do të jetë më, nga ky vit durrsakët kërkojnë të llogariten si një pretendete për titullin. Për zv.presidentin Ardian Bardhi ka ardhur momenti që skuadra të përsërisë suksesin e vitit 1994, kur durrsakët fitonin titullin kampion duke luajtur në Europë dhe me Parmën e Stoichkovit madje.

“Teuta këtë vit është ndërtuar të mos jetë më një skuadër që lufton për të qëndruar në Superiore, por pse jo të llogaritet mes pretendenteve për titull. Për herë të fundit e kemi fituar titullin kampion në vitin 1994 dhe shpresojmë që këtë vit ta përsërisim 1994.”

Për Bardhin, afrimet e deritanishme kanë bërë që grupi të jetë i konsoliduar megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë tjetër blerje të minutës së fundit.

“Grupi besoj se është i plotësuar me afrimet e lojtarëve si Lena apo Mocka. Skuadra deri tani ka shfaqur dëshirë dhe në stërvitje për objektiva të rëndësishëm dhe lojtarët janë përshtatur mirë me njëri-tjetrin megjithatë ka ende kohë deri në mbylljen e merkatos kështu që nuk është për t’u përjashtuar afrimi i ndonjë futbollisti të ri.”

Këtë të hënë, ekipi nisi përgatitjet për sezonin e ri në “Niko Dovana” të Durësit, ndërkohë që nga e marta do të akomodohet ne Ohër ku do të qëndrojë një periudhë 15 ditore për të mbyllur fazën përgatitore të parashikuar nga trajneri Gugash Magani.

 

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...