Reali e ka vendosur njërën dorë të trofeu i Superkupës, por Barcelona megjithatë beson se mund t’ja dalë të fitojë me 3 gola diferencë në “Bernabeu” dhe për këtë arsye katalanasit kanë sjellë në kujtesën e të gjithë përballjet e dekadës së fundit në shtëpinë e madrilenëve që kanë përfunduar me fitoren minimalisht me 3 gola të blugranave duke nisur nga përballja e sezonit 2005/2006 kur Barca triumfonte 0-3 në Madrid me 1 gol të Etos, e dy të Ronaldinhos me tifozët merengues që në përfundim të takimit duartrokisnin brazilianin në shenjë respekti.
Në 2009 gjithashtu Barcelona arriti të triumfojë 2-6 në “Bernabeu” me Messin e Henryn që ishin protagonistët e mëdhenj me nga dy gola secili. Në 2011, një tjetër sukses i madh për Barcën e Pep Guardiolës që në kryeqytet fitonte 3-1, rezultat që do të bënte që finalja e sotme e Superkupës të shkonte në shtesë. Në atë sfidë Sanchez, Xavi e Fabregas përmbysnin golin e shënuar nga Benzema që në minutën e parë.
Për të mbërritur te suksesi i fundit 0-4 në nëntor të 2015, ku Saurez dy herë, Neymar e Iniesta i jepnin një fitore bindëse blaugrave në një kampionët që në fund do të fitohej me vetëm 1 pikë diferencë nga Barca, pikërisht dhe si pasojë e këtij triumfi në “Bernabeu”. Ndaj dhe sot pavarësisht se Reali është i fortë nga suksesi 1-3 i ndeshjes së parë, një përmbysje nuk është dhe aq e paimagjinueshme për Barcën, dhe pse ndaj rivalëve historik misioni bëhet edhe më i vështirë.