Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kuqezinjtë protagonistë në sezonin e ri të Serie A

Elseid Hysaj, Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti, janë këtë 5 shqiptarët e Serisë A të cilët pritet të kenë një rol protagonisti në sezonin e ri të futbollit italian. 4 të parët konsiderohen titullarë të padiskutueshëm në skuadrat e tyre respektive ndërkohë që edhe Berat Gjimshiti do të ketë hapësirat e tij tek Benevento ku do të kërkojë konfirmohet pas një sezoni shumë pozitiv te Avellino në Serinë B. Të Shtunën ngre siparin edicioni futbollistik 2017-2018 i Serisë A italiane një ekskluzivitet i Supersport ku të gjitha shqiptarët do të kenë mundësinë të shijojnë magjitë që dhurojnë mes shtyllave dy portierët e kombëtares kuqezi, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, klasin e Elseid Hysajt, forcën e Arlind Ajetit dhe dëshirën për të spikatur të Berat Gjimshitit.

I pari që do të zbresë në fushë do të jetë Hysaj me Napolin e tij që të Shtunën në mbrëmje do të sfidojë Vernonën në transfertë. Të Kaltrit janë gati të sfidojnë Juventusin në garën për titullin dhe pse jo ti zbresin bardhezinjtë nga froni ku mbretërojnë prej 6 vitesh. Për mbrojtësin e djathtë shqiptar ky do të jetë sezoni i tretë te skuadra e Sarrit. Në këto 2 vite 23-vjecari nga Shkodra ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Napoli aq sa në drejtim të klubit jugor kanë ardhur shumë oferta për Hysajn nga disa prej klubeve më të mëdha europiane. Megjithatë dëshira e madhe e kuqeziut është të fitojë një titull kampion me Napolin, sic e ka bërë shpeshherë të ditur dhe kjo është një nga arsyet që se ka menduar asnjëherë largimin. Sezoni i parë i Etrit Berishës me Atalantën ishte për tu vendosur në vitrinë.

Vendi i 4-t  në kampionat u arrit edhe falë pritjeve fantastike të portierit shqiptar i cili zhvilloi një sezon perfekt dhe tashmë është gati të përsërisë vetveten dhe pse jo të bëjë paraqitje akoma edhe më të mira. Berisha tashmë është në cdo efekt një futbollist i skuadrës zikaltër pasi gjatë kësaj vere Atalanta bleu përfundimisht kartonin e tij nga Lazio. Objektivi i 28-vjecarit nga Prishtina është të bëjë sërish të lumtur tifozët bergamaskë, me Berishën që është gati të lërë sërish shenjën e tij duke filluar që nga ndeshja e javës së parë ndaj Romës. Atë që se bëri dot Etrit Berisha te Lazio e realizoi me sukses Thomas Strakosha. Talenti shqiptar me formën e treguar gjatë sezonit të kaluar arrite të ulte në stol një portier ekspert si Federico Marchetti. Në finalen e Superkupës së Italisë tregoi edhe njëherë sesa vlen duke dhënë një sinjal të qartë se ky do të jetë sezoni i shpërthimit të tij. Tanimë më kuqeziu është një titullar fiks i portës së Lazios me Marchettin që ka pranuar të jetë zëvendësi i tij.

Ndaj Spal-it të Dielën në mbrëmje, Thomas Strakosha nis rrugëtimin e tij drejt një sezoni që pritet ta shohë si protagonist absolut te bardhekaltërit. Arlind Ajeti la Torinon gjatë kësaj vere pikërisht për tu transferuar te Crotone aty ku pritet ta ketë të sigurtë vendin në formacion dhe të hedhë pas shpatullave atë sezon të vështirë që kaloi te Torino. Te kalabrezët e Davide Nicolas, Ajeti do të ketë mundësi të tregojë potencialin e tij të vërtetë, pasi ka më pak presion se tek Torino dhe mund të spikasë ashtu sic bëri te Frosinone në sezonin e tij të parë në Serinë A. Të Dielën ndaj Milanit mbrojtësi shqiptar pritet ta nisë si titullar. Ai ka debutuar në Serinë A me fanellën e Atalantës por pas një sezoni te Avellino, Gjimshiti do të luajë sërish si i huazuar këtë herë te Benevento. Paraqitjet e tij të mira me Avellinon bënë që klubi nga Campania, të firmoste me mbrojtësin e kombëtares shqiptare e cili edhe pse nuk pritet ta nisë sezonin si titullar te Benevento, konsiderohet një vlerë e shtuar për skuadrën që në këtë sezon debuton në Serinë A italiane.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Tronditet Tirana në ditën e fundit të merkatos. Afrimi më i bujshëm në merkaton e janarit, Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmojnë...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....