Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Asnjë skonto, Ronaldo do të mungojë 5 ndeshje

Apeli lë në fuqi dënimin me pëse ndeshje për Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjollë, Komisioni i Disiplinës, organ pranë federatës spanjolle të futbollit, ka rrëzuar poshtë kërkesën e Realit të Madridit, për të ndryshuar vendimin për pezullim me pesë ndeshje të yllit portugez. Pas dhënies së këtij vendimi katër herë fituesit të “Topit të Artë” nuk i ngelët gjë tjetër, vecse të presë përfundimin e periudhës së pezullimit, duke konfirmuar mungesën e tij në katër javët e para kampionat, si dhe në takimin e kthimit kundër Barcelonës, në finalen e Supe Kupës së Spanjës. Konkretisht, krahas takimit ndaj katalansve, sulmuesi do të mungojë edhe ndaj Deportivo La Coruna, Valencia, Levante dhe Real Sociedad. Ndaj Ronaldos është marrë ky vendim, pas shtytjes që ai i dha gjyqatarit, në momentin kur i nxorri kartonin e kuq, për simulim në zonë, ndërkohë që më herët ndaj portugezit ishte dhënë një karton i verdhë. Revolta në radhët e Los Blancos për këtë vendim të gjyqtarit, nuk kanë munguar, duke nisur që nga tekniku i tyre, Zinedine Zidane, i cili u shpreh se ndihet i nervozuar në lidhje kartonin e gjyqtarit por, edhe me vendimin e dhënë nga ana e komisionit të disiplinës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...