Ata janë kampionët e Botës dhe kampionati i tyre nuk mund të mungojë në DIGITALB. Për 4 vitet e ardhshme Bundesliga dhe Superkupa e Gjermanisë do të vazhdojnë të shfaqen në ekranin e të gjithë shqiptarë ve. Pasi DIGITALB siguroi deri në vitin 2021 këto të drejta dhe transmetimin e eventit me ndeshje që vijnë në kanalin Eurosport 2HD.
Pjesë e paketë s Premium, ky kanal do të transmetojë cdo të premte në orë n 20:30, të shtunave në orën 15:30 dhe 18:30. Për të vazhduar të dielën sërish në 15:30 dhe më pas në orën 18:00, pasi në Gjermani, nuk do të luhet më të dielën në orën 17:30.
Mesjava e 1-rë në Gjermani i përket raundit të 5-të. Nga ky sezon Bundesliga do të zbresë në fushë edhe në orare të reja. Cdo 5 raunde do të luhet një ndeshje të dielën në orën 13:30 dhe një tjetër të hënën në orën 20:30. Një total për të mos u nënvlerësuar prej 182 ndeshjesh do të vijnë në 4 sezonet e ardhshme, duke filluar nga 18 Gushti me Bayern vs Leverkusen.
