Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Kyle Walker, Bejmanin Mendy dhe Danilo nuk mjaftojnë me Pep Guardiolën që tashmë është në kërkim edhe të një qëndërmbrojtësi për të kompeltuar prapavijën e Manchester City-it. Objektivi kryesor i trajnerit spanjoll është ish mbrojtësi i United Johnny Evans për të cilën Citieziens kanë bërë një ofertë prej 18 milionë Paund e cila është refuzuar menjëherë nga West Bromwich Albion, që e vlerëson kartonin irlandezo-veriorit minimalisht 25 milionë Paund.

Diego Costa përjashton cdo mundësi për tu riintegruar te Chelsea, pasi objektivi i tij i vetëm është të transferohet te Atletico e Madridit. Sulmuesi i kombëtares spanjolle po i shtyn drejtuesit e Bluve të Londrës ta lejojnë të rikthehet te Los Colchoneros. Por që kjo të ndodhë duhet që oferta e Atleticos t’i afrohet disi shumës që kërkon Chelsea, për shërbimet lojtarit.

Ka ardhur edhe zyrtarizimi me Gylfi Sigurddson që është prezantuar më në fund si blerja më e re e Evertonit. 45 milionë Paund ishte shuma që paguan drejtuesit e klubit nga Goodison Park te Swansea për të bërë të mundur kalimin e mesfushorit islandez te Evertoni, një shifër rekord kjo me Sigurddson që u bë edhe blerja më e shtrenjtë në histori për Evertonin. Në fjalët e para si futbollisti më i ri i klubit nga Liverpooli, lojtari theksoi se është i lumtur dhe do të bëjë maksimumin për të shënuar sa më shumë gola dhe për të dhënë sa më shumë asiste. 27-vjecari nga kontrata që firmosi me Evertonin do të përfitojë 100 mijë Paund në javë.

Mathiew Debuchy mund të rikthehet në Francë. Mbrojtësi i krahut është nxjerrë në shitje nga Arsenali pasi trajneri Wenger nuk e konsideron më një kandidat potencial për një vend titullari dhe Debuchy është në kërkim të një destiancioni të ri. Ish lojtari i Lille pëlqehet nga Marseja e Rudi Garcias.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...