Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dybala premton besnikëri për Juventusin

Në të tashmen dhe në të ardhmen e Paolo Dybala, ka vetëm një skuadër, Juventus. Ylli argjentinas në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane Neë York Times, ka përsëritur edhe një herë tjetër, se nuk e mendon aspak largimin nga radhët e kampionëve të italisë. Gjatë kësaj interviste, 23-vjecari ka deklaruar se vendimi i drejtuesve për ti dhënë atij numrin 10 e ka befasuar por, ai ndihet i nderuar dhe premton se do të japë maksimumin e tij për arritjen e objektivave që ka ekipi. Përsa i pëket interesimit që ka shfaqur Barcelona dhe humbja në finalen e Champions League ndaj Realit të Madridit, Dybala shprehet se ekipi ku ai luan është në të njëjtin nivel me katalanasit dhe humbja ndaj Realit është si një makth për të që kërkon ta harrojë sa më shpejt. Objektivi Champions, për argjentinasin është një ëndërr të cilën beson se shumë shpejt do ta ketë në duart e tij këtë trofe. Një tjetër trofe i humbur ai në finalen e Super Kupës së Italisë është një moment të cilin Dybala kërkon ta lërë pas krahve, zhgënjimi nuk mungon, por skuadra duhet të shohë përpara. Në fund “La Joya” e mbyll intervistën me premtimin se sezoni i ri për Juventusin do të jetë akoma edhe më i mirë se ai që u la pas.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....