Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ilir Daja: Në “Elbasan Arena”, tjetër Skënderbe

I kënaqur me rezultatin, por i zhgënjyer nga arbitri, Ilir Daja premton se në Elbasan Arena do të jetë një tjetër Skënderbe nga ai që u pa në stadiumin Maksimir të Zagrebit, një skuadër akoma më e fortë që do të japë më të mirën në fushë për të arritur një tjetër kualifikim historik në fazën e grupeve të Europa League. Barazimi 1-1 në Zagreb është konsideruar si një rezultat shumë i mirë nga trajneri i korcarëve Ilir Daja i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes akuzoi gjyqtarët letonezë për faktin se i anuluan me të patëdrejtë një gol të rregullt Skënderbeut:

Mund të them se ne morëm çfarë deshëm, ky është një rezultat shumë i mirë për ne. Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, nuk e kam parë ende videon por kam marrë shumë mesazhe që na është anuluar me të padrejtë një nga golat në ndeshje”, deklaroi Ilir Daja. Më tej trajneri theksoi:” Nuk i dhamë shumë kohë dhe hapësirë Dinamos dhe u paralizuam nga faullet. Ky është një rezultat i madh për ne, do të shihni një Skënderbe tjetër në ndeshjen e kthimit, në Elbasan presim mbështetje të madhe nga tifozeria jonë”. Përsa i përket momentit të pësimit të golit në sekondat e fundit me 5 minutat që realisht ishin të ekzagjeruara nga gjyqtari, 50 vjecarit i stolit të korcarëve, shtoi: “Ne u tërhoqëm në fund, nuk arritëm të kontrollonim më topin, por nuk mendoj se ishim të lodhur, edhe pse nuk ishim ashtu siç duhej”.

Skënderbeu tashmë ka shanse të mëdha për të arritur kualifikimin të Enjten e ardhshme në Elbasan Arena dhe Daja është i vetëdijshëm për këtë:

“Dinamo ka një skuadër të madhe, ne mund të fitonim, por edhe ky 1-1 është një rezultat i mirë për ne. Kush është i favorizuar? Është ende e hapur, do të jetë një ndeshje interesante dhe nëse kthehemi pas te ajo që bëmë në ndeshjen e parë, është një hap i madh për ne në grupet e Europa Leagues”, theksoi në fund të fjalës së tij trajneri i Skënderbeut.

Edhe mediat kroate e pranuan që Dinamo u favorizua nga arbitri ndërkohë që trajneri i skuadrës kroate, Mario Cvitanovic ishte shumë i pakënaqur me lojën që zhvilloi skuadra e tij, ndërsa mbeti i befasuar nga paraqitja e shkëlqyer që bëri sulmuesi i korcarëve Ali Sowe edhe pse e kishte ndeshjen e tij të parë. Gjithsesi Cvitanovic beson te kualifikimi dhe e paralajmëroi Skënderbeu se në Elbasan Dinamo e Zagrebit do të ketë në dispozicion sulmuesin e saj kryesor algjerianin Soudani, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi në sfidën e zhvilluar në Maksimir.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...