Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dimitrov e Thiem në cerekfinalet e ATP Cincinatti

Grigor Dimitrov u kualifikua në cerekfinalet e turneut të Cincinattit, pasi mundi 2-0 me sete Juan Martin Del Potro. Tenisti bullgar nuk e pati shumë të vështirë ndaj argjentinasit teksa në setin e parë i mjaftoi një game me break për të mbyllur pa probleme setin me rezultatin 6-3. Seti i dytë ishte më i ekuilibruar me argjentinasin që u përpoq të shfrytëzontë shërbimin duke e mbajtur setin të ekuilibruar deri në rezultatin 5-5, por më pas Dimitrov i mori sërish shërbimin kundërshtarit për të fituar 7-5.

Shumë e luftuar ishte përballja mes Dominic Thiem dhe Adrian Manarinos, me austriakun që pati nevojë dy herë për tie break për të kaluar më tej. Thiem fitoi setin e parë me rezultatin 7-4 në tie break ndërsa në të dytin sërish dy tenistët luftuan për cdo pikë por sërish në tie break Thiem u tregua më i saktë duke fituar 7-3. Jonh Isner gjithashtu përmbushi parashikimet dhe pse nuk e pati të thjeshtë ndaj Frances Tiafoe. Isner fitoi 2-0 me sete, por në të parin vuajti shumë duke zgjidhur gjithcka në tie break, të cilin e mbylli me rezultatin 7-4, ndërsa në setin e dytë arriti të marrë shërbimin ndaj kundërshtarit duke fituar 7-5 dhe në raundin tjetër do të përballet me amerikanin, Jared Donaldson.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....