Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Serie A

Qëndrimi ose jo i tij te Milan-i, u kthye në një çështje para disa kohësh në shtëpinë e kuqezinjve, por në fund Gianluigi Donnraumma vendosi të rinovojë kontratën. Në një intervistë të dhënë, porteri zbuloi se hoqi dorë nga shumë gjëra për qëndrimin në “San Siro”. 18-vjeçari theksoi se paratë nuk i interesojnë, pasi më e rëndësishme për të është të jetë i qetë dhe i lumtur pranë familjes dhe klubit të tij.

Roma ka nisur bisedimet me Real Madrid-in për të firmosur me mbrojtësin Nacho Fernandez dhe sulmuesin Lucas Vazquez. Këto janë dy emrat që klubi verdhekuq dëshiron t’i bëjë dhuratë trajnerit Di Francesco. Edhe pse trataviat nuk do të jenë të lehta, pasi madrilenët i konsiderojnë pjesë të projektit të dy lojtarët.

Claudio Lotito thyhen heshtjen për çështjen Keita Balde. Presidenti i Lazio-s tha se lojtari nuk do të transferohet te Juventus, pasi oferta e badhezinjve ka qenë 2 herë më e ulet se ajo e Inter-it dhe Milan-it. Gjithashtu numri një i klubit italian tha nuk është e vërtetë që lojtarit s’i është propozuar rinovimi, duke zbuluar se i ka ofruar të njëjtën pagë si Klose, më shumë se 2 mln Euro në sezon.

Juventus rrezikon të humbasë Juan Cuadrado në këtë merkato. Sipas “The Sun”, Arsenali është vendosur në gjurmët e mefushorit të “Zonjës së Vjetër”. “Topçinjtë” e kanë kthyer në objektiv parësor 29-vjeçarin, pasi nuk arritën të firmosnin me Thomas Lemar të Monaco-s. Skuadra e Wenger duhet të mposhtë konkurrencën e Roma-s për lojtarin kolumbian.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...

Kategoria Superiore

Në prononcimin për SportNews përpara fillimit të mbrëmjes gala “Më të mirët 2022” që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, foli edhe Refik Halili, presidenti...