Mirlind Daku është heroi i llapjanëve në xhiron e parë. Goli i tij në minutën e 55 i siguroi fitoren Llapit në përballje me Drenicën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Vala Superligës. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në përgjithësi loja ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që në pjesën e parë ishin në shumë të kujdesshme, duke mos bërë shumë në fazën e sulmit. Vetëm disa gjysmëraste në përgjithësi, ndërsa diferencën e bëri Mentor Zhdrella me disa përpjekje nga distanca por pa sukses, sikurse edhe Drenica që nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare. Pjesën e dytë e nis më mirë skuadra nga Skenderaj, mirëpo efikasiteti i dobët në fazën e sulmit bëri që të mos arrinin gol. Në momentin më të mirë të kuqezinjve Llapi ndëshkon, kur Mirlind Daku arrin të realizoj gol me kokë për epërsinë e llapjanëve. Pas kësaj, Drenica u vërsul përpara në kërkim të barazimit, ndërsa krijoj disa situata të rrezikshme, sidomos me gjuajtët e Taulant Dajakut nga distanca. Llapi rezistoi mjaft mirë deri në fund, duke mos pranuar gol dhe merr tri pikët e para të një edicioni i cili pritet të jetë më i miri ndonjëherë.
