Napoli dhe këtë vit pritet të jetë rivalja e bardhezinjve në garën për titullin me jugorët që fituan 3-1 ndaj Veronës së rikthyer në Serinë A. Një autogol i Souprsyen, një finalizim shumë i bukur i Milik dhe një gol i Ghoulam në pjesën e dytë i dhanë sigurinë e rezultatit skuadrës së Sarrit, përpara se Hysaj të ndëshkoj me të kuq e të shkaktonte dhe një 11-metërsh që i dha mundësinë e realizimit nga pika e bardhë Pazzinit. Nje start teper pozitiv per te kalterit por sigurisht jo dhe aq pozitiv per mbrojtesin shqiptar i cili tashme nuk do te luaje javen e ardhshme ne Serine A me Napolin.
