Bundesliga

Nagelsmann, trajneri që kaloi pritshmëritë

Nëse je një futbollist dhe dëshiron të spikasësh është mirë të zgjedhësh Bundesligën si kampionatin për të hedhur hapat e tua te parë në karrierë, por kjo shprehje tashmë nuk vlen vetëm për futbollistët por edhe për trajnerët. Nagelsmann i cili në 2016-tën në moshën 28-vjecare mori drejtimin e Hoffenheimit ishte vetëm rasti i parë. Paraqitijet fantastike të Hoffenheim-it me Nagelsmann në krye me skuadrën që në sezonin e kaluar siguroi për herë të parë një kualifikimin historik në play-offin e Champions League, ka shërbyer se një shembull se presidentët e klubeve të Bundesligës nuk duhet t’i besojnë gjakut të ri vetëm në fushën e blertë por edhe në pankinë. Në sezonin e ri të kampionatit gjerman që nisi të Premten me ndeshjen Bayern Munich-Bayer Leverkusen, janë plot 6 trajnerë që nuk i kanë arritur ende të 40-tat, një rekord absolut ky sepse nga 18 skuadra në total, 6 prej tyre ua kanë besuar stolin emrave të rinj që nga mosha që kanë mund të ishin ende futbollistë të këtyre klubeve.

Më i vogli vazhdon të mbetet Nagelsmann, me Hoffenheimin e tij që e nisi sezonin me një fitore 1-0 ndaj Werder Bremen-it që drejtohet nga një tjetër trajner i ri në moshë, 37-vjecari Alexander Nouri. Schalke 04 është një nga skuadrat që dëshiron të bëjë mirë në këtë sezon. Drejtuesit e Bluve mbretërorë pasi panë sesi dështuan dy trajnerë të njohur si Andre Breitenreiter dhe Markus Weinzirl, në 2 sezonet e fundit, zgjodhën një emër tërësisht të panjohur për stolin, 31-vjecarin Domenico Tedesco, që në gjysmën e dytë të sezonit mori drejtimin e Aues në kategorinë e dytë dhe pasi siguroi 13 pikë në 5 ndeshjet e tij të para arriti të ndihmonte këtë ekip të siguronte mbijetesën në Bundesligën e dytë.

Tedesco e nisi me një sukses shumë të rëndësishëm aventurën e tij te Schalke që në javën e parë mposhti 2-0 Leipzigun në Veltins Arena. Mainz 05, ndërkohë e nisi keq sezonin me një humbje 0-1 në shtëpi ndaj Hannover 96, por gjasat janë që 37-vjecari Sandro Schëarz të bëjë një punë të mirë te Mainz. Pasi i siguri ngjitjen në Bundesligë Shtugartit, Hannes Wolf tashmë do të ketë një punë të vështirë pasi duhet që ti pozicionojë shvabët në mesin e tabelës së klafikimit. Ai është 36-vjec, 22 vite më i ri se tekniku më i vjetër i Bundesligës që është Carlo Ancelotti.

Wolf ka një mision të qartë të lerë shenjën e tij te një skuadër shumë e njohur si Stuttgarti. Manuel Baum është emri i fundit por jo më pak i rëndësishmi. 37-vjecarit është pjesë e Augsburgut që prej vitit 2016-të dhe në sezonin e kaluar arriti të ndihmonte bavarezët e vegjël të siguronin mbijetesën. Janë këtë 6 trajnerët e rinj në moshë që drejtojnë në Bundesligën gjermane, një kampionat që na ka mësuar të na surprizojë në cdo aspekt gjatë këtyre viteve dhe që të gjithë Shqiptarët do të kenë mundësi të shijojnë magjitë që dhuron Bundesliga edhe për 4 vitet e ardhshme në ekranin e Supersport nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency