Sfida e parë në histori e Premier League e luajtur në “ëembley” u fitua nga Chelsea, që falë Marc Alonsos mori 3 pikët e para në kampionat duke mundur Tottenham në Derbin e Londrës pas një sfide drithëruese.
Spanjolli ishte Celësi i fitores për ekipin e Contes, që në momente të caktuara dhe u dominua nga Tottenham por shfaqi pragmatizëm absolut në këtë ndeshje duke shfrytëzuar ato raste që ju paraqitën ndryshe nga vendasit, falë dhe cilësive të Alonsos që zhbllokoi rezultatin me një goditje dënimi fantastike në të 24-trën.
Fati nuk ishte as me vendasit në pjesën e parë me shtyllën që i erdhi në ndihmë Cortois pas goditjes së Harry Kane.
Në pjesën e dytë, Tottenham pati kontrollin e topit përballë një Chelsea me stil paksa italian. Gjithsesi më e bukura e derbit do të vinte në fund, kur Batshuayi në të parin top që preku në fushë bëri atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë. Problemi vetëm…rrjeta ishte ajo e gabuara.
Dy ndeshje pa fitore për kampionët e Anglisë do të ishin tepër në fillimin e kampionatit, ndaj në minutën e 88-të Alonso mori sërish vetë gjithcka përsipër duke cuar në festë blutë e Londrës me golin e fitores
