Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ilir Daja: Kemi besim për kualifikim

Në Korcë, Skënderbeu po stërvitet për ndeshjen e kthimit me Dinamon e Zagrebit. Rezultati i sfidës së parë por mbi të gjitha loja e treguar ka krijuar besim te korcarët, por ai gol i pësuar në fund “dhemb” ende për Ilir Dajën, që gjithsesi celësin e suksesit për sfidën e kthimit kërkon ta gjejë te futbolli i shfaqur në pjesën e parë.

“Ashtu sic erdhi loja, na erdhi keq që na barazuan në fund. Rezultati është i mirë por ne duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi asgjë nuk është mbyllur. Nëse luajmë si në pjesën e parë kemi shanse por nëse luajmë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë”.

Deri të enjten, Daja ka kohë për të menduar dhe formacionin që do të hedhë në fushë dhe pse vështirë se mund të ketë ndryshime të mëdha nga përballja e parë në “Maksimir”.

Formacioni besoj se do të jetë i ngjashëm me atë të Zagrebit. Ata lojtarë që do bëjnë diferencën do të luajnë patjetër. Fakti që kemi rivalitet në ekip për një vend është dicka pozitive, pasi rivaliteti sjell progres”.

Mbrojtësi Kristi Vangjeli nuk u stërvit këtë të dielë, por mbrojtësi beson se nuk bëhet fjalë për dicka serioze.

“Nuk jam stërvitur me ekipin pasi kam pësuar një kontraktim, besoj se do të riaftësohem për sfidën e kthimit”.

Për portierin Orges Shehi pritet një tjetër përballje e vështirë pas asaj të “Maksimirit”. Kualifikimi mund të vendosë dhe të ardhmen e tij, por gardiani i korcarëve pëlqen t’i marrë gjërat me radhë duke nisur nga sfida e së enjtes.

“Më vjen mirë që kam ndihmuar ekipin në Zagreb. Vazhdoj të stërvitem sikur do ta vazhdoj futbollin. Vetëm 90 minuta na ndajnë nga kalimi në fazën e grupeve, shpresojmë te shkojme ne grupe. Do te ishte arritje e madhe dhe do ta shijonim shume”

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...