Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

D. Zagreb fiton me Rrahmanin, para Skënderbeut

Amir Rrahmani nderon Dinamon e Zagrebit në kampionat me gjigandët kroatë që fituan 2-0 ndaj Slaven Belupos vetëm pak ditë përpara ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në play-offin e Europa League, falë edhe një goli të mbrojtësit të përfaqësues së Kosovës. Amir Rrahmani fitoi derbin shqiptar ndaj Bruno Telushit ndërkohë që Dinamo e Zagrebit kryeson e vetme kampionatin kroat me 16 pikë pas 6 javëve të para. Në stadiumin Maksimir, skuadra e Mario Cvitanovic kishte si kundërshtarë dy lojtarë që sezonin e kaluar ishin pjesë e kampionatit shqiptar, mesfushorin Bruno Telushi dhe sulmuesin Pero Pejic të cilët e nisën sfidën që nga fillimi.

Megjithatë ai që spikati në këtë takim ishte qëndërmbrojtësi i Kosovës, Rrahmani që në ndeshjen e tij të parë si titullar me Dinamon në këtë sezon la shenjë duke shënuar golin e dytë dhe atë të qetësisë për skuadrën nga Zagrebi. Pak ndryshime në formacionin titullar të Dinamos krahasuar me ndeshjen e të Enjtes së kaluar ndaj Skënderbeut. Vendasit zhbllokuan shifrat falë një goditjeje të bukur nga distanca të Fiolic në minutën e 20-të, me portierin mik që nuk kishte asnjë shans për të reaguar.

Në të 66-tën, i shërbyer nga Fiolic, Rrahmani goditi saktë me kokë duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur fitoren e Dinamos që me këtë sukses paralajmëroi në një farë mënyre Skënderbeun se në Elbasan Arena do të luajë vetëm për kualifikimin. Në këtë sfidë nuk ishin as në stol dy lojtarët më të rëndësishëm talenti Ante Coric dhe sulmuesi algjerian Soudani. Sipas klubit nga Zagrebi të dy lojtarët po riaftësohen nga dëmtimet respektive, por mungesa e Coric të bën të mendosh se ylli i Dinamos i cili u zëvendësua që në pjesën e parë në sfidën ndaj Skënderbeut ka probleme me trajnerit Cvitanovic. Ndërkohë edhe pse  në kampin e Dinamos te shpresojnë te rikuperimi në kohë i sulmuesit Soudani për ndeshjen ndaj korcarëve, ende asgjë nuk është e sigurtë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....