Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi, Milinkovic: Synojmë të 3 trofetë

Mladen Milinkovic tashmë mund ta quajë të plotë Kukësin e tij. Trajneri i Kampionëve të Shqipërisë është në përgatitjet e fundit përpara fillimit të sezonit të ri, në një skuadër ku janë konfirmuar senatorët e sezonit të kaluar, por ka patur dhe afrime të rëndësishme.

“Deri tani përgatitjet kanë vajtur shumë mirë. Nuk kemi asnjë problem dhe jam i kënaqur me kushtet e grumbullimit. Merkato ka qenë pozitive kemi patur afrime të rëndësishme, që gjithsesi duhet ende të përshtaten me skuadrën por besoj se në fillimin e kampionatit do të jenë gati. Kemi ruajtur mbrojtjen e sezonit me rikthimin e Kolicit dhe Allës dhe kjo është pozitive”.

Sezonin e kaluar nën drejtimin e Luftëtarit, Milinkovic spikati me lojën e bukur që i dha gjirokastritëve dhe të njëjtën gjë dëshiron të bëjë dhe te Kukësit duke dashur të ndryshojë dhe mënyrën e të luajturit të kampionëve.

Vitin  e kaluar, Kukësi luajti me topa të gjatë kryesisht, unë nuk e preferoj këtë lloj sistemi. Sigurisht që skuadra fitoi me këtë mënyrë loje por unë do të ndryshoj plotësisht mënyrën e të luajturit. Më pëlqen loja me shumë pasime dhe qarkullim topi dhe pikërisht këtë jemi duke praktikuar”.

Në prag të fillimit të sezonit objektivi kryesorë është fitimi itë gjithë trofeve të mundshëm por kjo nuk do të jetë e thjeshtë dhe për shkak të kundërshtarëve që sipas Milinkovicit kanë cilësi.

“Synimi është të fitojmë 3 trofetë. Unë për këtë arsye jam  këtu por dhe rivalët janë forcuar. Skënderbeu ka bërë shumë mirë këtë verë në Europë, Partizani ndërkohë mbetet Partizani”.

Dëshira e trajnerit të ri është një fushë pak më e madhe në “Zeqir Ymeri” në mënyrë që skuadra të praktikojë më lehtësisht futbollin e preferuar nga Milinkovic por dhe mbështetja e tifozerisë.

Uroj që këtë sezon tifozët të jenë të shumtë, pasi kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Fusha e stadiumit është pak e vogël por kam biseduar me presidentin dhe ai dëshiron të na krijojë të gjitha kushtet e nevojshme. Aktualisht po punohet për një terren të ri”.  

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...