Ndryshimet që ndodhën në stolin e Kukësit pas eliminimit nga Sherifi i Tiraspolit i hapën rrugë rikthimit te verilindorët të Ivan Gvozdenovic në rolin e ndihmësit të Mlladen Milinkovic. Nga Ohri ku ndodhet me skuadrën për fazën përgatitore 39-vjecari serb konfirmon se ishte dëshira ish-trajnerit të Luftëtarit që ata të bashkëpunimin te kampionët e rinj të superiores.
Largimi me konsensus nga Tirana fsheh një lloj pakënaqësie të Gvozdenovic ndaj trajnerit brazilian të bardhebluve Ze Maria, i cili mbërriti në Shqipëri më bashkëpunëtorët e tij.
Gvozdenovic e ka ushtruar prej 7 vitesh në Shqipëri profesionin e futbollistit e më pas të trajnerit. Kombësia e tij serbe nuk e ka penguar të fitojë simpatinë e tifozëve por edhe të drejtuesve të skuadrave ku ka punuar. Në këtë kënvështrim, nuk sheh asnjë problem që bashkë me një tjetër serb, trajnerin e parë Milinkovic, do të jetë në krye të Kukësit.
