Marc Marquez optimist para Cmimit të Madh të Silverstone në Angli. Piloti spanjoll i Hondas, kryesues i renditjes së përgjithshme me 174 pikë, synon pjesën më të lartë të podiumit në garën e 12-të të vitit. 24-vjecari që një vit më parë u rendit katërti në Silverstone, beson se ka fituar eksperiencën e nevojshme për të bërë zgjedhjet e duhura.
“Shpresoj ta përfundoj i pari këtë Cmim të Madh, ku zakonisht të gjithë rivalët zhvillojnë një garë shumë të mirë. Ne hap pas hapi kemi arritur në një nivel të lartë dhe kjo është pozitive për të qenë konkurrues në cdo garë. Pista e Silverstone më pëlqen shumë. Vitin e kaluar gabuam në zgjedhje për gomën e parë dhe kjo na kushtoi, por këtë radhë synoj të ngjitem në podium.”
Sheh pozitivisht nga Cmimi i Madh i radhës edhe piloti tjetër i Hondas, Dani Pedroza, për të cilin rezultatet më të mira në Silverstone janë dy vende të treta në vitet 2012 dhe 2013.
31-vjecari theksoi pas një jave të vështirë në Austri, e pret një tjetër garë e fortë që mund të bëhet e paparashikueshme për shkak të motit të paqëndrueshëm.
