Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Bild” hedh bombën: Conte do shkarkohet, Tuchel e pason

Thomas Tuchel mund të jetë trajneri i ri Chelsea. Lajmin e bujshëm e jep gazeta gjermane “Bild” , ku në një artikull të saj, shkruan se tekniku aktual i “Bluve të Londrës” Antonio Conte do të shkarkohet nga detyra. Numri një i klubit londinez, Roman Abramovich, ka urdhëruar  drejtoreshën e pergjithshme të Chelesa, Marina Granovskaia të nisi kontaktet me pasuesin e mundshëm të italianit, gjermanin Thomas Tuchel. Shkak për këtë vendim të papritur, mendohet të jetë, humbja në finalen e Super Kupës së Anglisë kundër Arsenalit, disfata në javën e parë në kampionat ndaj Burnley si dhe loja e dobët ndaj Tottenham në javën e dytë, pavarësisht fitores, Abramovich ka ngelur i pakënaqur nga loja jo e mirë. Cështja Diego Costa është një tjetër motiv. “Bild” raporton se mesazhi i dërguar nga ana e Contes në celularin e sulmuesit nuk është pritur mirë. Gjithashtu dhe pretendimet e pafundme të 47-vjecarit përsa i përket merkatos. Të gjithë këto faktorë, kanë bërë që e ardhmja e italianit në krye të stolit të Chelsea të jetë në dilemë, pavarësisht se pak muaj më parë, tekniku rinovoi kontratën e tij. Krahas kandidaturës së Tuchel, një tjetër emër që përflitet se mund të marrë në patronazh kampionët e anglisë është ai i Luis Enrique. Debat mes Conte dhe drejtuesve të klubit britanik nisën që pas fitimit të kampionatit. Krisja mes palëve duket se nuk është lënë sheshuar dhe tani duket me e ndezur se kurrë, me Antonio Conten që rrezikon seriozisht të shkarkohet nga detyra.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...