Në fund të cdo sezoni futbollistik bëhet bilanci i punës 1-vjecare, dhe jepen vlerësimet për futbollistët që kanë dhënë kontribur në arritjet e skuadrës si dhe hidhen piketat për të ardhem. Te Kukësi, ekipi i ri kampion i Superiores, ka patur largime dhe konfirmime, me presidentin Gjici që ka bërë zgjedhjet e tij për sezonin e ri futbollistik. Me lojtarëve të shumtë të konfirmuar, spikat mbrojtësi i krahut të majtë Simon Rrumbullaku, që për shkak të një dëmtimi të rëndë mundi të jepte kontribut në vetëm 10 ndeshje në pjesën e dytë të sezonit, por që ishin të mjaftueshme për t’u treguar drejtuesve se kanë goditur në shenjë me afrimin e tij. Vetë Rrumbullaku e pranon se ka bërë zgjedhjen e duhur duke qëndruar te kampionët e Shqipërisë.
Rrumbullaku gjen rastin për të falenderuar ish-trajnerin e Kukësit Ernest Gjoka, i cili pati ndikimin e tij te transferimi i tij në superiore dhe më pas shpreh ambicien për të fituar gjithcka nën drejtimin e Milinkovic.
