Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Risi në kombëtare, jashtë Xhaka e Kaçe

Dy risi absolute me dye emra gati gati të panjohur për publikun shqiptar. Christian Panucci e nis me një minirevolucion punën në Kombëtaren Shqiptare pasi ka planifikuar të grumbullojë 23 emra për dy ndeshjet eliminatore të radhës ku nuk bëjnë pjesë të shumëpërfolurit Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe. Pasardhësi i De Biasit preferon të përforcojë radhët e mbrojtjes dhe në këtë mënyrë ai thërret për herë të parë në Kombëtare mbrojtësin e majtë të Hajdukut të Splitit, 25-vjeçarin Hysen Memolla. I lindur në Kavajë dhe me një karrierë të pasur jashtë vendit, Memolla ka nisur të luajë si profesionist në Itali dhe që prej vitit 2016 është pjesë e skuadrës së dytë më të titulluar të Kroacisë ku numëron 16 ndeshje zyrtare. Po 25-vjeç është edhe emri tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Iván Balliu. I lindur në Spanjë dhe ish pjesë e kombëtareve iberike të 16 dhe 17 vjeçarëve, Balliu ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë dhe do të jetë në dispozicion të Panuccit kundër Lichtenshtejnit dhe Maqedonisë. Ai aktivizohet që prej dy vitesh në radhët e Metz ku numëron 52 ndeshje dhe një gol të shënuar. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon duke filuar që nga porta dhe për të vazhduar më pas me emrat e njohur në mbrojtje ku Mavraj do të jetë gati dhe për të vazhduar me mesfushën dhe sulmin. Dy ndeshjet e radhës në muajin Shtator kundër LIhtenshtejnit dhe Maqedonisë do të jenë testi i parë për debutuesit por njëkohësisht edhe dy sfida vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë dhe fatet e vendit të tretë në grupin eliminator që kuqezinjtë dëshirojnë ta ruajnë.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Tronditet Tirana në ditën e fundit të merkatos. Afrimi më i bujshëm në merkaton e janarit, Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmojnë...

Futboll

Dani Alves ndodhet në qeli prej 20 janarit. Futbollist me më shumë trofe në historinë e futbollit, u dënua për përdhunimin e një vajze...

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Angli

Haaland nuk bind Gabby Agbonlahor. 25 gola në 19 ndeshje të Premier League nuk kanë qenë mjaftueshëm për të fituar ndaj skepticizmit të opinionistit...