Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar denoncon Barcelonën në Fifa

Luftë totale mes Neymar dhe Barcelonës, prej së cilës mund ta kenë pasoja edhe senatorët e skuadrës blaugrana. Vetëm pak ditë pasi Barcelona denoncoi  futbollistin brazilian për mospërmbushje të kontratës, me Barcelonën që kërkon rreth 38 milionë europasi  pretendon që Neymar ti kthekë bashkë me interesat shpërblimin që mori në momentin e rinovimit të kontratës tetorin e kaluar, marrëveshje që më pas u prish nga Neymar duke paguar klauzolën, edhe futbollisti ka denoncuar së fundmi klubin blaugrana pasi pretendon se Barcelona i detyrohet edhe 26 milionë euro, të parashikuara në një bonus pikërisht në të njëjtën kontratë. Në pritje që të flasë gjykata për ti dhënë të drejtë njërës prej palëve, padyshim që drejtuesve në Camp Nou nuk u ka pëlquer një foto e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së bashku me Neymar dhe të larguarin tjetër Dani Alves që ashtu si sulmuesi la verën e kaluar Barcën mes polemikave. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mund të ketë edhe një ndëshkim të futbollistëve por duke qenë se në foton në fjalë bën pjesë dhe ylli i skuadrës Lionel Messi,  ky është një lajm që nuk mund të merret si i sigurt.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...