Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Champions, Reali peshkon Dortmundin, spikat Barca – Juve

Real i Madridit kundër Borussias së Dortmundit dhe Tottenhamit në fazën e grupeve të Champoions League. Francesco Totti dhe Andry Schevchenko, dy ikonat e futbollit europian që tërhoqën goglat e shortit, u rezevrvuan kundërshtarë shumë të fortë kampionëve në fuqi të Europës në Grupin H, që u plotësua me qipriotët e Hapoel Nicosias. Los Blancos duhet ta marrin shumë seriozisht fazën e grupeve, për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme ndaj rivalëve gjermanë dhe atyrë anglezë.

Barcelona në Grupin D takon sërish Juventusin, ekipin që i eliminoi blaugranat në cerekfinalen e sezonit të kaluar. Interesant është fakti që po në këtë grup është shortuar Olinpiakosi i Besnik Hasit, ndërsa skuadra e fundit është Sportingu i Lisbonës.

Shorti u tregua i pamëshirshëm në Grupin C, ku do të ketë beteja të ashpra për dy vendet e para mes Chelseat, Atleticos së Madridit dhe Romës. Do të ketë fatin të përballet me këto skuadra të mëdha europiane Ansi Agolli, pasi Qarabagu ishte skuadra që plotësoi këtë grup.

Spikat dueli Bayern – PSG në Grupin B, ndërsa dy kundërshtarët e tjerë të këtij grupi janë Anderlekt dhe Celtic.

Me shumë fat Manchester United, skuadra kampione në fuqi e Europa Leagues. Djajtë e Kuq do të kenë si kundërshtarë Benfikën, Baselin e Taulant Xhakës dhe CSKA-në e Moskës.

Edhe Livepruli duhet të jetë shumë i kënaqur me shortin, pasi goglat e kanë hedhur në Grupin E ku ndodhen gjithashtu Spartaku i Moskës, Sevilla dhe Maribori.

Në Grupin F Manchester City dhe Napoli duhet të bëjnë llogaritë edhe më Shaktar Donjeck, ndërsa Feyenordi do të synojë të bëjë surprizën në këtë grup.

Ekulibër i plotë në Grupin G, ku përvec kampiones së Francës Monaco, janë shortuar gjithashtu Porto, Beshiktashi dhe Leipzigu debutues.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....