Tashmë është zyrtare, do të jenë tre emrat e rinj në listën e Kombëtares Shqiptare për eliminatoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Kjo është lista e parë e trajnerit Christian Panucci, i cili ka vëzhguar disa emra të rinj dhe ka vendsur të thërrasë për herë të parë Mbrojtësit Ivan Balliu e Hysen Memolla dhe sulmuesin e Maribor, Valon Ahmeti. Lista përbëhet nga 24 emra të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e 2 Shtatorit në “Elbasan Arena” dhe për atë të 3 diitëve në pas në Strumicë të Maqedonisë. Debutuesi Hysen Memolla i lindur në Kavajë ka një karrierë të pasur jashtë vendit. Ai ka nisur të luajë si profesionist në Itali dhe që prej vitit 2016 është pjesë e skuadrës së dytë më të titulluar të Kroacisë ku numëron 16 ndeshje zyrtare. Ndërkohë, Ivan Balliu ka lindur në Spanjë ku ka qenë pjesë e kombëtareve iberike të 16 dhe 17-vjeçarëve. Ai aktivizohet që prej dy vitesh në radhët e Metz ku numëron 52 ndeshje dhe një gol të shënuar. Ndryshon historia për Ahmetin që regjistron një kalim natyral në Kombëtare pas eksperiencave me skuadrën shpresa dhe 19 vjeçarët. Mungesat më të mëdha të kësaj liste janë Taulant Xhaka, Ergys Kaçe dhe Ermir Lenjani. Mesfushori i Sion nuk figuron në listën e Panuccit edhe pse nën drejtimin e De Biasit ai ishte një nga emrat më të rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon duke filuar që nga porta dhe për të vazhduar më pas me emrat e njohur në mbrojtje ku Mavraj do të jetë gati dhe për të vazhduar me mesfushën dhe sulmin.
Portierë, Berisha, Strakosha, Hoxha; Mbrojtës, Agolli, Ajeti, Mavraj, Gjimshiti, Hysaj, Veseli, Memolla, Balliu
Mesfushorë; Basha, Lila, Memushaj, Kukeli, Grezda, Hyka, Roshi, Latifi, Abrashi; Sulmues; Ahmedi, Cikalleshi, Llullaku, Sadiku
