Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Latifi prezantohet te Akademia Puskas

Liridon Latifi është zyrtarisht futbollist i Akademisë Pushkash në elitën futbollit hungarez. Pa u mbushur 24 orë nga kualifikimi historik i Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa Leagues, klubi i themeluar 10 vite më parë dhe që mban emrin e legjendës së futbollit të Hugnarisë, njofton në faqen zyrtare se 23-vjecari ka firmosur kontratë katërvjecare, ndërsa në arkat e klubit korcar, sikurse është zbuluar ditë më parë, shkojnë plot 1 milionë euro.

Latifi nuk pa pati shumë kohë për të festuar me korcarët, por u nda mes lotësh me ta për të nisur një aventurë të re me Akademinë Pushkash, klub që synon ta përfaqësojë sa më denjësisht emrin që mban.

Futbollisti nga Prishtina deklaroi për faqen zyrtare të klubit se përshtypjet e para që ka krijuar për skuadrën e tij të re janë pozitive, duke iu referuar kushteve dhe organizimit të klubit. Latifi shtoi më tej se gjithmonë do të jetë i fokusuar te rezultatet e skuadrës, që të arrijë objektivat e kërkuara.

Që nga dhjetori i 2014-ës, kur iu bashkua ekipit korcar Latifi ka luajtur në 76 ndeshje të Superiores, teksa ka shënuar 21 gola. Rezultoi pika më e fortë e formacionit të Ilir Dajës në rrugëtimin e fundit historik të kalimit të katër raundeve në Europa League, duke shënua 3 herë ndaj Saint Julias si dhe ndaj Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e parë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...