Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ylli Shameti: Kukësi shtëpia ime, më e vështira ta mbrosh titullin!

E vështirë ta fitosh por edhe më e vështirë ta mbrosh titullin kampion. Kjo është fjalia klishe te skuadrat kampione, e në rastin e Kategorisë Superiore, është Kukësi që duhet t’u tregojë rivalëve se jo rastësisht e mbylli sezonin e kaluar në vend të parë. Shumë ndryshime gjatë merkatos verore te skuadra verilindore, por Ylli Shameti është i bindur që prurjet e reja janë po aq cilësore ata ata që u larguan.

“Kukësi ka ndryshuar shumë krahasuar me skuadrën që mbylli sezonin. Ata qe kanë qenë dhe janë larguar kanë bërë shumë mirë por besoj se edhe ata që kanë ardhur janë po aq të mirë. Mbrojtja e titullit s’do të jetë e lehtë.”

Duke komentuar kthimin e Allës dhe Kolicit, Shameti theksoi rëndësinë që ka ruajtja e shtyllës së ekipit.

Para se të hidhte firmën për rinovimin e kontratës, mbrojtësi gjirokastrit pati një ofertë serioze nga Partizani, por pasi analizoi të gjitha rrethanat vendosi të zgjaste bashkëpunimin me ekipin që fitoi titullin.

“Luaj prej katër vitesh te Kukësi dhe nuk mendoj se kisha arsye të forta për të ndryshuar ambient prandaj vendosa të jap edhe një vit tjetër kontrobut te kjo skuadër.”

Por si e ka gjetur Shameti gjuhën e përbashkët me një karakter ndoshta disi të vështirë si presidenti Gjici kur bëhet fjalë për objektivat e skuadrës?

“Unë kam krijuar gjithmonë marrëdhënie korrekte te të gjitha skuadrat ku kam luajtur. Edhe me Gjicin kam patur marrëdhënie shumë të mirë dhe korrekte, gjë që është reflektuat me këtë bashkëpunim afatgjatë me klubin e Kukësit.”

Ndërsa për trajnerin Mlladen Milinkovic, Shameti rezervon këtë koment:

“Nuk i qesh kollaj buza, por është trajner profesionisht. Shpresoj të marrë më të mirën prej nesh.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...