Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendos Messi, Barcelona fiton 0-2 në fushën e Alaves

Lionel Messi humbet një 11 metërsh por korrigjon shumë shpejt shënjestrën për t’idhënë fitoren me një dygolësh Barcelonës në transfertën e Alaves. Pas Suarezin në krah të tij por me një Deulofeu problematik për  mbrojtjen vendasve, argjentinasi mori përsipër të zgjidhte një ndeshje pa shumë shkëlqim nga ana e blaugranave, të cilët patën edhe fatin me vete sidomos në pjesën e parë.

Në të 31-të Ruben Sobrino bën gjithcka mirë mes mbrojtjes së Barcelonës, por në momentin e fundit ndërhyn Ter Stegen.

Në të 38-tën Pique rrezohet në zonë, i penguar nga Rodrigo Eli, për kryesorin Carlo del Cerro është 11-metërsh.

Si gjithmonë ekzekutimin e penalltisë e merr përsiper Messi, por Portieri Pacheco bën mrekullinë.

10 minuta nga starti i pjesës së dytë ylli i Barcelonës i parapriu mbrojtësit kundërshtar në kontrollin e topit dhe i ndihmuar edhe nga një devijim realizoi golin e parë të sfidës.

Gabon shënjestrën Jordi Alba në të 64-rën me topin që përfundon mbi tra, ndërsa në të 66-ën del sërish në skenë Messi që përfiton nga një tjetër gabim i Rodrigo Elit, duke shënuar të dytin personal në këtë mbrëmje.

Në të 74-rën argentinasin e ndali traversa, ndërsa në minutën e 88-të debutoi brazilaini Paulinho, që mori vendin e Iniestas. 0-2 për Barcën u mbyll kjo ndeshje, ku protagonist absolut ishte Lionel Messi me 2 gola të shënuar një 11 – metërsh të humbur dhe një traversë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...