Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prishtina fiton derbin e kryeqytetit

Prishtina ka fituar derbin e kryeqytetit kundër Flamurtarit, në fushën e kuq e zinjëve, me rezultat 2-0. Bardhë e kaltërit, pas disfatës në javën hapëse të këtij edicioni kundër Dritës, reflektuan menjëherë duke dominuar sfidën në shumicën e kohës. Blerjet e reja që u kritikuan për paraqitje të dobët në javën e parë, kundër Flamurtarit erdhën në shprehje. Në minutën e 18-të, Mentor Mazrekaj bëri një depërtim fenomenal për të shërbyer Mërgim Pefqëlin që shënoi për 1-0. 19 minuta më vonë Prishtina fitoi penallti. Basit Khalid u ndal në zonë nga Goranovic, dhe gjyqtari më I mirë në Kosovë Genc Nuza dha 11 metërsh për Prishtinën. Mentor Mazrekaj realizoi për 2:0.

Ishte ky goli I parë për ish futbollistin e Partizanit në fanellën e Prishtinës pas më shumë se 4 vitesh. Në pjesën e dytë, lojtarët e Arsim Thaqit bënë lojë të sigurtë dhe epërsinë e dyfishtë e mbrojtën mjaft mirë. Futbollistët e Flamurtarit kryesisht provonin nga distanca për të mposhtur portierin Visar Bekaj. Në minutën e 74-të vlenë të veqohet rasti i Ramës që u inkuadrua nga banka rezervë, megjithatë rezultati nuk ndryshoi. Për Prishtinën fitorja në derbin lokal ishte e mirëseardhur, për të hequr sado pak presionin dhe për të vazhduar qetë rrugën drejt objektivave, apo titullit të kampionit. Për Flamurtarin lundrimi në Superligë po duket I vështirë, dhe 2 humbje në 2 ndeshjet e para, i’a kanë turbulluar ujrat trajnerit Agron Selmani.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...