Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mposhti 2-1 Akademinë Pandev, Shkëndija kryeson me pikë të plota

Shkëndija e Tetovës nuk di të ndalet në Ligën e Parë të Maqedonisë. Në javë e tretë të kampionatit kuqezinjtë tetovarë morën tri pikët e radhës përballë Akademisë Pandev, duke fituar me rezultatin 2-1. Në fakt skuadra e Qatip Osmanit dominoi në lojë thuasje gjatë gjithë takimit dhe vetëm në minutat e fundit të sfidës ndezi shpresat e kundërshtarit për një rezultat pozitiv. Në minutën e 18-të Armend Alimi u tregua i saktë brenda zonës pasi goditja e Todorovskit u kthye nga portieri.

Pa u mbyllur gjysmë ore loje ishte sërish Todoroëski shfaqet kërcënues nga krahu i djathtë, duke shërbyer saktësisht për Stenlio Junior, i cili realizoi të dytin për Shkëndijën.

Gjatë pjesës së dytë tetovarët lëshuan terren, duke i dhënë mundësi Akademisë Pandev të godiste portën, sikurse ndodhi në minutën e 66, teksa u desh ndërhyrja e Zahov për të shmangur golin.

Abdurrahimi, i sapofutur në fushë, lëshoi një predhë nga distanca në të 77-ën, por pa mumdur të mposhtë portierin kundërshtar, ndërsa 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt një përgjumje e mbrojtjes kuqezi, i dha mundësinë Akademisë të realizonte me anë të Dorievit.

Në kohën shtesë Shkëndija u tregua më e kujdesshme në mbrojtje, për të siguruar fitoren e tretë radhazi që e mban në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...