Futboll

Panucci në gjithë frontet: Fitore në dy të parat!

Ka një Cështje Cikalleshi, por mbi të gjitha grupi. Panucci vlerëson kontigjentin që ka në dispozicion me ide të qarta, e nis me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë dhe kërkon fillimin e mbarë, fitore në të dyja ndeshjet.

“Mendoj se kam një skuadër të mirë, do të përpiqem t’i transemtoj idetë e mia dalngadalë. Do të punojmë në atë mënyrë që të mposhtim Lihtensteinin dhe Maqedoninë”.

Nisja me Lihtenshtejnin nuk mund të vlerësohet, Panuci thekson se në futbollin e sotëm diferencat janë minimale. Preferon të mos zbulojë skemat e lojës, apo numrin e sulmuesve që do hedhë në fushë edhe pse lë të kuptohet se mund të ndryshojë nga De Biasi.

” Secili ka mënyrën e tij të lojës. Unë në bazë të lojtarëve që kam, do të mundohem t’i vë veshjen më të mirë të mundshme për t’i marrë skuadrës më të mirë. Mund të luamë me skema të ndryshme, varet nga përgatitijet”

Një shpjegim më i detajuar për 3 të thërriturit e rinj, Hysen Memolla, Ivan Balliu dhe Valon Ahmedi.

“Më është dashur të bëj disa zgjedhje, sepse Aliji nuk po luan, ndërsa Memolla po aktivizohet rregullisht. E kam parë nga afër Balliun,  është shumë i mirë në aspetin atletik por duhet të rritet.  Luan Te Metz dhe meriton të grumbullohet. Ahmedi është  një lojtar që luan me të majtën, shumë i fortë në lojën një kundër një, nuk kemi shumë lojtarë të tillë, prandaj vendosa ta grumbulloj.”

Pikat mbi I për një sërë cështjes duke nisur nga ajo e shiritit të kapitenit.

“Kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje me kombëtaren.  Unë kam qenë një herë kapiten pasi ishin dëmtuar gjithë të tjerët dhe më qëlloi të isha unë kapiten i Italisë.”

Berisha dhe Strakosha po shkëlqejnë në Serinë A, por a ka ndryshim në hierarkinë e portës? Panucci driblon. Për momentin është i lumtur me vështirësinë e përzgjedhjes.

 “Jam me shumë fat se kam dy portierë shumë të mirë , madje  tre portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë të dy portierë të nivelit të lartë.”

Urime për Skënderbeun që mbetet në vëmendjen e trajnerit. Gashi dhe Lenjani mund të jenë në grumbullimet e tjera ashtu si dhe Xhaka. Për momentin është grumbulluar edhe ndonjë që ska luajtur, por vetëm për momentin, është fillim kampionatesh. E fundit por ndoshta më e rëndësishmja, rikthimi i frymës që na coi në Europian për të vazhduar progresin.

“Para se të bëhesha trajner i Shqipërisë, presidenti më tha, janë 30-40 trajnerë që duan të drejtojnë Shqipërinë. Dikur i kërkonim ne trajnerët, tani ata ne dhe kjo është meritë e lojtarëve, që bënë që Shqipëria të respektohet në Europë. Ky grup duhet ta mbrojë këtë arritje dhe të kthejmë frymën në këto katër ndeshje të mbetura në eliminatore. Kualifikimi në europian Është meritë e lojtarëve Federatës dhe e ish trajnerit De Biassi. Është shumë e rëndësishme të kemi krenarinë për ta ruajtur këtë arritje.  Duhet të jemi xhelozë për ta mbrojtur, më shumë se për një femër.  Gjëja më e rëndësishme është që kur të largiohem të më vlerësoni si një person serioz, që e respektoi punën dhe presidentin që i dha një mundësi shumë të madhë. Edhe lojtarët duhet të jenë krenarë që veshin fanellin e kombëtares”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency