Për Houston Rockets është kthyer në obsesion që të troumfojë në NBA, madje ky është objektivi i vetëm për skuadrën teksane. Afrimi i Chris Paul, i cili u bind nga drejuesit e Rockets për të luajtur përkrah James Harden, e ka përforcuar shumë Houstonin, që synon të thyejë hegjemoninë e Golden State Warriors në Konferencën e Perëndimit. Trajneri Mike Antony duhet ta shndërrojë dyshen Paul-Harden me vrasësen në NBA, për të sfiduar kampionët në fuqi. Merkatoja i ka siguruar Houstonit përforcimet e duhura, ku vecohet edhe PJ Tucker dhe rikthimi shumë i vlefshëm i Nene, thelbësor për të ndihmuar rritjen e Clint Capela.
Nëse do të vijë edhe Carmelo Anthony, që vazhdon të mbetet ëndrra e ndaluar e Rockets, Warriors realisht duhet të shqetësohen. Harden, i cili vjen pas sezonit më të mirë në karrierë, do ta ketë më të lehtë me Chris Paul në krah, sepse nuk do ta ketë i vetëm peshën e sulmit. Gjithsesi mbetet ende në dyshim aftësia për t’u kutpuar mes tyre e dy yjeve të NBA. Chris Paul dhe James Harden kanë kaluar shumë kohë duke u stërvitur me njëri-tjetrin gjatë verës, ndërsa trajneri D’Antoni ka për detyrë t’i vendosë në shërbim të skuadrës. Ne letër, Paul do të jetë mendja, ndërsa Harden krahu i armatasur por të dy janë aq të talentuar për të shkëmbyer rolet. Objektivi i Rockets është i qartë, të jenë skuadra e parë e njerëzorëve nëse Warriors konsiderohen alienë.