Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Cani vetëm mbingarkesë fizike, sulmuesi pikë referimi në sulm

Kjo verë ka qenë ndër më të nxehtat e viteve të fundit për skuadrën e Partizanit, ku ndërhyrjet ne merkato të drejtuara nga Luciano Moggi, kanë rritur entiziazmin në kampin e kuq. Stafi teknik drejtohet nga një emër e madh i futbollit italian, si Mark Iuliano, ndërkohë që organikës i janë bashkuar lojtarë me eksperiecë nga Seria B si Basrak, La Camera, Selvaggio, Shahinas, pa harruar emrat vendas si Kotobelli dhe Progni. Gjithsesi qershia mbi tortë ishte pa dyshim firma me Edgar Canin. 15 ndeshje me kombëtaren kuqezi por edhe eksperienca e akumuluar prej vitesh ne futbollit italian dhe jo vetëm, e bëjnë blerjen më të rëndësishme të të kuqve në këtë merkato vere.

Tifozët e 15-herë kampionëve të Shqipërisë po presin me padurim të nisë kampionati, për të parë në aksion partizanin italian të Mark Iulianos, me bindjen e plotë se ky është viti i duhur për të prekur ëndrrën titull, e mbetur në sirtar prej 24 vitesh.

Po me kaq entuziazëm presin të shohin si protagonist në fushe Edgar Canin, i cili po vazhdon stërvitjen me një program te vecantë, për të lënë pas krahëve problemet fizike të fazës përgatitore.

Informacionet e publikuara në shtypin sportiv rredh mungesës së tij miqësoret që Partizani zhvilloi në Itali për arsye fizike, duke aluduar madje edhe për një dëmtim të vjetër e të rëndë të sulmuesit, e kanë detyruar “Bomberin”  e të kuqve që të reagojë në faqen zyrtare të klubit, duke i qetësuar të gjithë tifozët:

 Sipas 27-vjecarit, – gjendja e tij fizike aktuale  ka ardhur si rezultat i mbingarkesave në stërvitje. Aktualisht po ndjek një program me intensitet të lart trajtimi në kujdesin e stafit mjekësor e shoqëruar me një përgatitje atletike të diferencuar nga grupi, pa e ndalur përgatitjen tekniko – taktike me skuadrën.

Te Partizani nuk ka vend për alarm, Edgar Cani mbetet pikë referimi në sulm për sezonin e ri, ku skuadra e Iulianos do të ketë si objektiv të zbresë Kukësin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...