Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

U19 mposht Gjeorgjinë, Bogdani: Test pozitiv

Fitoret janë gjithmonë të mirëpritura dhe në miqësore dhe Shqipëria e 19 vjecarëve, këtë të mërkurë arriti një fitore të rëndësishme dhe pse në miqësore ndaj një rivali të ashpër si Gjeorgjia falë një goli të jashtëzakonshëm të Celës, në minutën e 79-të të sfidës.

Një sukses i arritur për më tepër pas një loje të mirë ku goli ishte padyshim qershia mbi tortë, por që gjithsesi nuk erdhi si një rastësi, sic pranoi dhe autori i tij Sadik Cela.

Në fakt, kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani e dominuan takimin dhe në momente të caktuara, shfaqën siguri në veprimet e tyre, aq më tepër ndaj një rivali që ka marrë pjesë në europianin  e fundit të kësaj moshe, me futbollistët që treguan se të tilla teste i vlerësojnë maksimalisht.

Për më tepër që për një ekip në ndërtim e sipër, të tilla fitore vlejnë shumë dhe për moralin sic nënvizoi dhe trajneri Erion Bogdani.

Kuqezinjtë do të përballen sërish me datë 1 shtator në një tjetër miqësore me Gjeorgjinë dhe pse trajnerin Bogdani duket se ka filluar tashmë të krijojë një ide mbi emrat që do të marrë me vete në eliminatore pavarësisht se dyert mbeten të hapura deri në fund.

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....