Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bunjaku: Kosova gati për Kroacinë

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Zagreb ku të shtunën do të përballet me Kroacinë në ndeshjen kualifikuese të Grupi I e vlefshme për Botërorin “Rusia 2018”. Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë para një numri të konsiderueshëm shikuesish përzgjedhësi Albert Bunjaki së bashku me asistentët e tij provoi disa skema me të cilat pritet të përballet kundër kroatëve. Bunjaki pavarësisht kundërshtarit të vështirë është shprehur se Kosova është gati për përballjen në Maksimir të Zagrebit.

Bajram Jashanica pritet të debutojë në një ndeshje zyrtare me Kosovën duke pranuar se është ndjenjë e mirë të luash për vendin tënd.

Qendërmbrojtësi i Skënderbeut ka mohuar zërat e fundit se do të largohet nga Skendërbeu, duke pranuar se do të luajë edhe një stinor te skuadra nga Korça.

Kapiteni Samir Ujkani ka premtuar se Kosova do të jap maksimumin edhe pse e di se është vështirë kundër Kroacisë.

Mesfushori, Enis Alushi për Superpsort ka pranuar se Kosova është gati për ndeshjen kundër Kroacisë dhe shpreson se deri në fund të ciklit eliminator Kosova t’I dhurojë një fitore tifozëve të saj të shumtë.

ALUSHI

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...