Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

85 milionë £ operacion, Broja drejt bashkimit me trajnerin që i dhuroi debutimin

Armando Broja mund të vijojë karrierën tek Evertoni. Chelsea po insiston për të siguruar shërbimet e Anthony Gordon, i cili të shtunën realizoi golin e parë sezonal në Premier League në barazimin 1-1 të Evertonit në fushën e Brentfordit.

21-vjeçari anglez luan si sulmues i majtë. Ai numëron 4 ndeshje dhe 3 gola me Anglinë U21, dhe pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel. Oferta e fundit e Chelsea për kartonin e tij përfshin edhe Armando Brojën.

“Blutë e Londrës” janë gati të paguajnë 25 milionë paund + shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe Conor Gallagher, mesfushorit 22-vjeçar, për të mbërritur te Gordon, në një operacion që shkon në 85 milionë paund në total.

Broja është një nga të preferuarit e Frank Lampard. Ky i fundit ishte në stolin e Chelsea kur 20-vjeçari nga Malësia e Madhe debutoi në Premier League me ekipin londinez (26 shkurt 2020).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...