Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Eurobasket, surprizë humbja e Francës

Nuk kishte menyre me te bukur per te nisur kampionati  europian i basketbollit per meshkuj, teksa Finlandezet vendas befasuan nje prej skuadrave me te mira ne europe te viteve te fundit, si Franca.

Ne helsininki Arena, te mbushur plot e per plot, vendasit dhuruan nje spektakel ne parken perballe nje prej favoriteve te ketij edicioni, duke dominuar ne perioden e pare 15-23 ku Salin  dhe kotti ishin ata qe spikaten per finlanden.

Ne perioden e dyte, rikthehen francezet por bllokohen Finlandezet si me magji, te cilet hasin shume veshtiresi per te shenuar. Franca nga -8 arrin te kaloje ne +7 me nje reagim fantastiK. Por gjithsesi ne 2 minutat e fundit vendasit realizojne 5 pike per te reduktuar diferencen e madhe ne vetem 1 pike. 33-32 mbyllen 20 min e para. Pas pushimit finlandezet vijojne aty ku e lane duke zgjatur avantazhin e tyre deri ne 33-40, por ajo qe binte sy ishte rezultati I pjesshem I atyre minutava  14-0. Vincent Collet, trajneri frances e mbledh perseri skuadren dhe ne loje me ne fund  shfaqet Fornie  dhe de Colo qe fillojne te marrin perdore ekipin dhe bejne qe perioda e trete te mbyllet 53-49. Me te njejtin ritem dhe intensitet pikesh vijojne edhe ne perioden e fundit teksa francezet kryesojne +9, por atehere kur e mendonin te perfunduar ne parket per finlandezet fillon te shkelqeje talenti 20 vjecar, Markanen.  Nje rikuperim fenomenal ben qe koha rregullt te mbyllet 72-72.  Ne kohen shtese Finlandezet arrin te hapin diferencen ne +4, fale markanen qe ne sezonin e ri do te luaje me Cikago Bulls. Fornier ne sekondat e fundit realizon per 3 pike duke barazuar shifrat ne 84-84, ne total 25 pike per yllin francez qe nuk mjaftojne, sepse ne aksionin e fundit Xhamar Wilson shenon dy te bukura por te vlefshme per fitoren perfundimtare 86-84. Vendasit e nisin mbare me fitore ne Grupin A, ku nga 6 skuadra kualifikohen 4. Greqia ka arritur te thyeje lehtesisht 90-61 Islanden.  Pritej shume nga antetokumbo,9 pike, por ata qe shkelqejne jane Papas, 20 pike, Burunis, qe dominon poshte tabeles, si dhe printezis me 17 pike.

Ne diten e pare te kampionatit europian, qe zhvillohet ne 4 qytete, Helsinki, Kluzh, Stamboll dhe tel Aviv, moren fitoret e para  Sllovenia dhe Gjermania, ndersa Gjeorgjia befasoi nje tjeter gjigand te basket bollit si Lituania duke e thyer me 2 pike.

Slovenia 90 – 81 Poland
Germany 75 – 63 Ukraine
Iceland 61 – 90 Greece
Lithuania 77 – 79 Georgia
France  84 – 86 E Finland
Italy Israel

.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....